Home » Futboll » Galiani: do të bëjë tifo për bardhezinjtë kurndeshen me Interin

Galiani: do të bëjë tifo për bardhezinjtë kurndeshen me Interin

gallianiDrejtuesi kuqezi ka treguar se do të bëjë tifo për bardhezinjtë kur këta të ndeshen me Interin.

“Nëse të shtunën do të fitojmë kundër Sampdorias, një gjë aspak e lehtë për t’u arritur, sigurisht që në mbrëmje do të jem një tifoz i Juventusit”. Adriano Galiani nuk ka asnjë dyshim se kë skuadër do të mbështesë në përballjen, që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme midis bardhezinjve dhe zikaltërve. “Si të gjithë ata që kanë lindur në Monza dhe nuk ndihen milanezë, – ka shpjeguar Galiani, – kur kam qenë fëmijë më pëlqente Juventusi, por skuadra tjetër që ndiqja ishte Milani. Kurrë Interi”.

Në lidhje me takimin e fituar kundër Katanias, falë një dygolëshi në minutat e fundit të Huntelarit, drejtuesi kuqezi e ka pranuar: “Nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, kemi marrë një fitore të ndihmuar pak nga fati, por kjo është pjesë e futbollit.

Të dy golat kanë ardhur nga dy sponda të Inzagit, – ka theksuar Galiani. – Sëbashku me Huntelarin janë dy lojtarët që janë aktivizuar në pjesën e dytë dhe me këta Leonardo ka ndryshuar ndeshjen. Milani ka pasur kurajo duke marrë një trajner që nuk kishte drejtuar asnjëherë një skuadër, as në ekipet e moshave. Ai që nga viti 1997 më flet për Brazilin e 82-it, është i dashuruar me skemën 4-2-4. E di që ekipi rrezikon shumë, por njëkohësisht ka më shumë mundësi për të goditur kundërshtarin”. Në lidhje me Interinai tha: “Ne nuk jemi kundër askujt, nëse kundërshtarët vazhdojnë të fitojnë në këtë mënyrë, nuk ka asgjë për të bërë. Vetëm mund të shpresojmë që të ngadalësojnë pak marshimin me ritme shumë të larta”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni