Home » Futboll » Futbollistët rusë, orgji e alkool para ndeshjes me Slloveninë

Futbollistët rusë, orgji e alkool para ndeshjes me Slloveninë

06-rusfut_4Moskë, 6 dhjetor – Dështimi i Rusisë në fazën Play Off, që i hoqi të drejtën e pjesëmarrjes në botërorin Afrika e Jugut 2010 ka zbuluar një skandal të madh që është kthyer në çështje dite në Rusi.

Kanali televiziv rus Channel 1 ka shfaqur një video të lojtarëve para ndeshjes me Slloveninë, ku shihet se futbollistet kyç të përfaqësueses ruse, përfshi Arshavinin dhe Pavljuçenkon e kanë gdhirë ditën e ndeshjes duke pirë alkool, në orgji, duke luajtur kumar dhe duke shpenzuar kohën me femra.

Kombëtarja ruse e drejtuar nga Guss Hiddink e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-1, ndërkohë që humbi të dytën 1-0 katër ditë më pas. I njëjti kanal televiziv pohon se lojtarët sllovenë kanë pirë në restorant vetëm ujë dhe në orën 22:30 të mbrëmjes kanë shkuar të gjithë nëpër dhomat e tyre.

Në investigimin e mëtejshëm të Channel 1 rus, thuhet se lojtarët e përfaqësueses kanë bërë të njëjtat veprime edhe para ndeshjes tjetër kualifikuese, atë kundër Gjermanisë të cilën e humbën 1-0.  Gazetarët e këtij kanali televiziv e kanë mbajtur jashtë akuzave trajnerin e kombëtares, Guss Hiddink, duke theksuar se orgjia fillonte pas ikjes së tij në dhomë.  Tashmë pritet që skandali më i madh i viteve të fundit në Rusi të kalojë dhe të shqyrtohet në parlament. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni