Home » Futboll » Futbolli evropian përfshihet nga skandalet

Futbolli evropian përfshihet nga skandalet

Gripi1Pas një aksioni “blic” në katër shtete të ndryshme (Britani e Madhe, Gjermani, Austri dhe Zvicër) kanë ardhur edhe 17 arrestimet e para në atë që duket se është hetimi më i madh në nivel evropian për sa u takon basteve në futboll.

Megjithatë, kjo është vetëm faza fillestare e një skandali me përmasa të jashtëzakonshme: deri më tani mendohet se është zbuluar vetëm “maja e ajsbergut”.

200 ndeshje janë nën hetim, por mes tyre spikasin 3 përballje të luajtura në Champions League dhe 12 në Europa League. “Hijet” e basteve rëndojnë edhe në takimet e 9 kampionateve të ndryshëm, por edhe për ndeshje ndërkombëtare, kur në fushë kanë zbritur përfaqësueset Under-21. Të dhënat janë bërë publike nga policia e Bokumit, qyteti ku ka nisur hetimi, që deri më tani përllogarit mbi 30 ndeshje të manipuluara vetëm në Gjermani.

Forcat policore kanë bërë mbi 50 mësymje në vendet e dyshuara, duke sekuestruar disa prova materiale dhe afro 1 milion euro. Autoritetet besojnë se kanë arrestuar krerët e bandës që dyshohej se manipulonte rezultatin e ndeshjeve dhe nxirrte përfitime nëpërmjet basteve.

Edhe pse identitetet e të ndaluarve nuk janë bërë publikë, mediat në Berlin theksonin se në pranga janë vënë edhe dy vëllezër kroatë, të dënuar për skandalin e ndeshjeve të trukuara në Gjermani në vitin 2005, ku protagonisti negativ ishte arbitri Robert Hojcer.

Drejtuesit e sindikatës së basteve dyshohet se u kanë ofruar para lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë për të përcaktuar rezultatet e ndeshjeve dhe nga këto manipulime mendohet se kanë fituar të paktën 14.8 milionë dollarë amerikanë.

“Do të kërkojmë sanksionet më të ashpra të mundshme për të gjithë personat, klubet apo zyrtarët që janë përfshirë në këtë skandal”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino. “Qeveria” evropiane e futbollit theksoi se ndeshjet e trukuara në Champions dhe Europa League kanë qenë në turet kualifikuese, ndërsa dyshime ka edhe për një ndeshje kualifikuese për Europianin U-21./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Futbolli evropian përfshihet nga skandalet "

  1. betim says:

    eeeeeeee

Komentoni