Home » Kampionati Turk

Ricardo Quaresma largohet nga Besiktasi

Besiktasi e ka ndërprerë kontratën e Ricardo Quaresmas pas një takimi që drejtuesit e klubit e patën me portugezin. Ndërprerja e marrëveshjes ishte miqësore dhe e dyanshme duke bërë që futbollisti të jetë lojtar i lirë.Klubi turk ia ka paguar rrogën për katër muajt e mbetur në kontratën e 29-vjeçarit.  Read More →

Melo huazohet te Galatasaray

Felipe Melo do të mbesë te klubi turk Galatasaray së paku edhe për një sezon, pasi Juventusi ka bërë të ditur në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshje për huazimin e brazilianit te gjiganti turk me opsion të blerjes komplete. Ish-ylli i Fiorentinës ishte i huazuar te klubi nga Stambolli sezonin e kaluar dhe ka nënshkruar edhe për një sezon, ndërsa Galata e ka opsionin për blerje... 

Mehmet Topal lë Valencian për Fenerbahçen

Mesfushori Mehmet Topal është transferuar te skuadra turke Fenerbahçe, njofton të dielën “Goal.com”. Topal, 26-vjeçar, te Fenerbahçe është transferuar nga skuadra spanjolle Valencia, për 4.5 milionë euro dëmshpërblim. Ai me Fenerbahçen ka firmosur kontratë deri në qershorin e vitit 2016, me pagë vjetore prej dy milionë eurosh. “Jam shumë i emocionuar dhe krenar... 

Kuyt vesh fanellën e Fenerbahces

Klubi turk, Fenerbahce, ka njoftuar se e ka kompletuar transferimin e sulmuesit Dirk Kuyt nga Liverpooli. Në një komunikatë për shtyp thuhet se holandezi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin nga Stambolli. “Fenerbahce është një klub i shkëlqyer për vazhdimin e karrierës sime. Ata për pak sa nuk e fituan titullin e ligës këtë sezon. Megjithatë, u kualifikuan në Ligën e Kampionëve”. “Më... 

UEFA pezullon Besiktasin për një vit nga garat evropiane

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka pezulluar klubin turk Besiktas për një vit nga garat ndërkombëtare dhe e ka gjobitur me 200 mijë euro për shkak të problemeve financiare, raportojnë mediet turke. Klubi i Stambollit ka mbaruar kampionatin turk në vendin e katërt, por për shkak të dënimit nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në kualifikimin për në Europa League. Komisioni... 

Terim preferon Shaqirin, para Ronaldinhos

Xherdan Shaqiri është bërë objektivi kryesor i Galatasarayt. Trajneri i këtij ekipi, Fatih Terim është fiksuar pas futbollistit shqiptar. Madje, trajneri turk e preferon më shumë futbollistin gjilanas sesa yllin brazilian, Ronaldinho. Madje, mediat turke shkruajnë se ishte vetë ish-trajneri i Fiorentinës dhe Milanit që e kishte stopuar transferimin e futbollistit brazilian. “Presidenti... 

Galata pranë transferimit të Reyes

Galatasaray ka konfirmuar se është në bisedime me Atletico Madridin për transferimin e Jose Antonio Reyes për një shumë prej rreth katër milionë euro. 28-vjeçari nuk është ndër të favorizuarit e trajnerit Gregorio Manzano, ndërsa klubi turk që në muajin e kaluar ka shprehur interesim për të. Ndërsa tani, presidenti i Galatas, Unal Aysal, ka konfirmuar se skuadra është pranë transferimit... 

Galatasaray kërkon Borriellon

Galatasaray raportohet se është në kërkim të sulmuesit të Romës, Marco Borriello. Gjiganti turk synon të sjellë një emër të njohur në afatin kalimtar të janarit dhe Borriello është një prej opsioneve. Borriello ishte nxjerrë në shitje gjatë verës, por klubi nga kryeqyteti italian dështoi të gjejë blerës për lojtarin.  Read More →

Arshavin kërkohet nga Gallatasaraj

Gjiganti turk Gallatasaraj vazhdon përpjekjet për të forcuar skuadrën për sezonin e ri të garave. Skuadra e Fatih Terimit, dëshiron që në klub të sjellë sulmuesin e Arsenalit, Andre Arshavinin. Mediat turke raportojnë se Gallatasaraj i ka bërë një ofertë Arshavinit. Skuadra turke për shërbimet e anëtarit të “topçinjve”, ofron 6 milionë euro. Arshavin në sezonin e kaluar nuk... 

Turqi: Arrestohen 30 persona për trukime ndeshjësh

Policia turke sot në orët e para të mëngjesit ka arrestuar 30-persona, nën dyshimin se kanë bërë trukimin e ndeshjeve të futbollit në Superligën e Turqisë. Në mesin e tyre ndër më të njohurit është edhe presidenti i Fenebahçes, Azis Jilldirim. Bëhet fjalë për hetime që kanë të bëjnë me kampionatin e sezonit që sa po përfundoi, në të cilin kur Fenerbahçe vetëm gjatë...