Home » Futboll » Fredy Guarin, kapiten i ri i Interit

Fredy Guarin, kapiten i ri i Interit

Fredy Guarin, kapiten i ri i InteritMesfushori kolumbian, Fredy Guarin, dëshiron të jetë kapiten i ri i Interit. Guarin deklaroi se dëshiron të jetë një lider në fushë për skuadrën e tij.

“A mund të jem lider në një të ardhme? Epo, ishte më ndryshe në kohën kur luanin lojtarë si Zanetti, por unë gjithmonë provojë të jem lider në fushë”, u shpreh Guarin.

“Të kesh besimin e trajnerit është një gjë vendimtare, si për lojtarët ashtu edhe për skuadrën si tërësi. Unë po ndihem mirë dhe dëshiroj ta falënderoj trajnerin, stafin teknik dhe bashkëlojtarët që po më besojnë”, shtoi tutje kolumbiani.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni