Home » Hendboll » Florent Beqiri jep dorëheqje! Maxhuni nuk shqetësohet!

Florent Beqiri jep dorëheqje! Maxhuni nuk shqetësohet!

Florent Beqiri jep dorëheqje! Maxhuni nuk shqetësohet!“Unë nuk mund me bërë klubin Barcelonë pa pas ushtrime të mjaftueshme”, tha Florent Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Florent Beqiri jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetrajnerit të Kosovës nga Vushtrria në konkurrencën e femrave në hendboll. Beqiri e arsyeton dorëheqjen e tij, sepse së paku tetë lojtare janë larguar nga klubi më afatin kalimtar të dimrit. Janë larguar hendbollistet: Mimoza Xhemaili, e cila shkoi në Dritë së bashku me Kaltrina Ramabajën, Saranda Klaiqin, Mihane Kçikun, Albulena Kelmendin, Albulena Bashën, ndërsa Majlinda Basholli e Albulena Salihu kaluan në Samadrexhë.

“Jap dorëheqje për arsye se nuk ka fond të mjaftueshëm të lojtareve”, tha Beqiri. Kryetari i klubit, Fadil Maxhuni, tha se nuk financojnë lojtare kur nuk kanë rezultate. “Nuk do të financojmë lojtare pa rezultate”, tha Maxhuni. Largimi i tetë lojtareve, a iu shqetëson? “Jo. Ne vet iu kemi ofruar fletëlëshimin, sepse pa pëlqimin e klubit asnjë nuk ka mundur me bërë transfer. Ne kemi qenë të pakënaqur me angazhimin e tyre veçmas në lojën me Kastriotin dhe ato ndërkombëtare”, thotë Maxhuni. Të gjitha këto që janë larguar nuk e kanë arsyetuar veten?

“Po, këto vajzat nga Gjilani bëjnë përjashtim”, përgjigjet ai. Maxhuni e miraton edhe dorëheqjen e trajnerit Beqiri. “Natyrisht se e miratoj dorëheqjen e tij, se s’ka rezultate”, thotë Maxhuni. “Do të punojmë me lojtare të reja, vendore”, tha Maxhuni, por nuk saktësoi se cili do të pasojë Beqirin. Ai shtoi: “Kur mungojnë rezultatet, edhe donatorët e humbin interesimin. Klubi është publik, i qytetit të Vushtrrisë.

Ne kryesia që kemi qenë do të përpiqemi t’ju ofrojmë kushte”, tha Maxhuni. Beqiri i kundërpërgjigjet Maxhunit, duke thënë: “Me siguri që nuk do të vazhdoje më ta ushtroj KHF Kosovën për dy arsye. E para, nuk ka seriozitet! E dyta, nuk ka fond të lojtareve. Sa i përket rezultatit vet kryetari e ka thënë disa herë që deri me tani nuk ka pasur kësi lojë që ka demonstruar KHF Kosova. Kur e dimë që KHF Prishtina para 4-5 muajve ka fituar në Vushtrri me dy gola diferencë. Ndërsa tani me udhëheqjen time ‘vetëm me një muaj ushtrime’ i kemi fituar me 10 gola diferencë dhe shihet rezultati vetëm për një muaj. Unë nuk mund me bërë klubin Barcelonë pa pas ushtrime të mjaftueshme.

Për tre muaj me besoni vetëm 30 ditë kanë pasur ushtrime dhe me mundur një Kastrioti me lojtare të huaja nuk ka gjasa. Vendi i dytë më këtë fond të lojtareve është shumë shumë i mirë. Mirëpo, po qe se kishin ushtruar, edhe mu angazhuar më tepër në ushtrime, edhe në lojë ndoshta kishte me ndryshuar pak???? Arsyeja pse kanë shkuar prej klubit, po dihet! Unë tash nuk po i fajësoj ato nëse e kanë lëshuar klubin. Arsyeja është se nuk ka kushte te mjaftueshme, jo rezultati. Se me rezultat vet kryesia ka qenë e kënaqur, me fondin që e kemi pas po kuptohet te lojtareve”.

Diçka nuk është në rregull
Beqiri: ‘Klubi e ndërron trajnerin për rezultatet e këqija’, ndërsa këto e kanë lënë klubin komplet, domethënë diçka nuk është në rregull me kushte, edhe me kryesi? Krejt Kosova e din se si punoj unë, kështu që secili le të jep llogari për punën që e ka bërë. Sikur unë, sikur lojtaret apo edhe kryesia. Secilit i dëshiroj suksese në të ardhmen.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni