Home » Kampionati Kosovar » Flamurtari planifikon përgatitjet edhe në Maqedoni

Flamurtari planifikon përgatitjet edhe në Maqedoni

Skuadra e futbollit Flamurtari i Prishtinës, që ishte befasia më e madhe e edicionit vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, më përkushtim stërvitet në sallën e mbyllur pranë stadiumit “Xhemajli Ibish”.

Kryetrajneri Jusuf Tortoshi tha se përgatitjet do të zhvillohen aktualisht në sallë të mbyllur dhe do të punohet në kondicion. “Tash jemi duke punuar në aspektin kondicional dhe punët po shkojnë sipas plan-programit që e kemi bërë. Pas dhjetë ditëve do të intensifikohen stërvitjet dhe ato do të zhvillohen dy herë në ditë.

Do të punojmë jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në elementet të tjera të lojës”, tha Tortoshi. Flamurtari e ka humbur futbollistin Faton Zejnullahun, i cili ka kaluar në radhët e rivalit kryeqytetas, Prishtina. Tortoshi është optimist edhe me fondin e tashëm që ka do të jenë në gjendje të ruajnë edhe pozitën e tretë që radhiten në stinorin vjeshtor me 27 pikë.

Puna e palodhshme e Tortoshit ishte ajo që e pruri Flamurtarin në pozitë mbase edhe për titull. Flamurtari nuk është larg kreut të tabelës, por vetëm pesë pikë e ndajnë nga kampioni vjeshtor, Trepça. Tortoshi është tepër modest dhe thotë se parësore e kanë të ruajnë vendin e tretë që do të ishte sukses, por nëse i jepet rasti do të luftojnë edhe për më shumë.

“Në muajin shkurt nëse na premtojnë kushtet atmosferike, pra nëse nuk ka borë ose edhe shi, në stadiumin e Flamurtarit, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me njërën nga skuadrat e Kosovës. Ndërsa më 12 shkurt planifikojmë të shkojmë në përgatitjet e përbashkëta në Maqedoni, të cilat do të mjaftonin të përgatitem sa më mirë për pranverë dhe njëherësh t’i zhvillojmë edhe disa ndeshje miqësore, që të gjejmë edhe përbërjen më të mirë në prag të stinorit pranveror”, tha Tortoshi.

Flamurtari ka nevojë të përforcohet në repartin e sulmit dhe të mesfushës. “Disa herë kam thënë dhe sërish e përsërisë se skuadra jonë ka nevojë për dy përforcime cilësore. Skuadrës sonë i duhet një sulmues i spikatur, por edhe një mesfushorë. Tashmë është vështirë të marrim përforcimet, kur dihet se shumica e skuadrave i kanë të bllokuar me kontrata futbollistët dhe atë që e duam ne, nuk e lëshojnë”, tha Tortoshi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni