Home » Kampionati Kosovar » Flamurtari e do kupën

Flamurtari e do kupën

flamurtariSkuadra e futbollit Flamurtari i Prishtinës ka befasuar më lojëra të mira në stinorin vjeshtor të Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Flamurtari zë vendin e tretë në stinorin vjeshtor me vetëm 27 pikë të tubuara, duke mbetur pesë pikë më pak se lideri i tabelës, Trepça e Mitrovicës.

Flamurtari më shumë është i interesuar të luftojë për kupë sesa për titullin e kampionit. Këtë e ka thënë edhe kryetrajneri Jusuf Tortoshi, që sipas tij, të gjitha forcat janë të përqendruar në luftë për trofeun e kupës.

Tortoshi tha se në Gjilan do të shkojnë me disa mungesa, pasi që kapiteni Faton Zejnullahu ende nuk e ka shëruar plotësisht lëndimin. “Qëllimi ynë është të luftojmë për kupë, ku edhe i shohim gjasat reale. Brengë e jona është se në Gjilan do të udhëtojmë pa kapitenin Faton Zejnullahun, i cili ende se ka sanuar lëndimin.

Mirëpo, do të mungojë edhe njëri prej futbollistëve kyç, Artan Gashi, i cili është me grip sikurse edhe Alban Mehmeti. Përveç Mehmetit që ka gjasa të jetë sadopak i gatshëm të na ndihmojë në Gjilan, Fejzullahu e Gashi do të mungojnë sigurt”, tha Tortoshi.

Përkundër mungesa që do të ketë, Tortoshi nuk dorëzohet, por shkon më bindje të fortë për fitore. “Nuk do të thotë se mungojnë dy a tre futbollistë, por kemi futbollistë të tjerë, të cilët me sukses do të bartin barrën kryesore në Gjilan.

Shkojmë për rezultat të favorshëm dhe të kualifikohemi për në çerekfinale, për çka edhe është pikësynimi ynë. Jemi përgatitur në çdo pikëpamje dhe padyshim shpresojmë se do të dalim ngadhënjimtarë.

Përparësia jonë është se luajmë lojë kolektive dhe kemi mbrojtje të fortë. Kjo mendoj se do të jep rezultat edhe në ndeshjen me Gjilanin, të cilën skuadër e njohim mirë dhe ia dimë pikat e dobëta.

Në përgjithësi shpresoj se do të zhvillohet lojë interesante, të fortë dhe cilësore”, tha Tortoshi. Flamurtari në pjesën vjeshtore të kampionatit ka qenë skuadër që si udhëtues ka dëshmuar rezultate të mira dhe ka befasuar të gjitha skuadrat e forta.

Gjilani pasi i ka humbur të gjitha gjasat në luftë për titullin e kampionit, e vetmja shpresë për të fituar trofe i mbetët kupa e Kosovës. Gjilani që udhëhiqet nga kryetrajneri Muharrem Sahiti, shpresojnë në përparësinë e fushës dhe të dalin triumfues për kupë kundër Flamurtarit./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni