Home » Futboll » Fitorja e 18 e Luzernit

Fitorja e 18 e Luzernit

Burim-Kukeli-kbt

Burim Kukeli

SCHWEIZ FUSSBALL BASEL AARAU

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është aktivizuar në minutën e 75-të në radhët e skuadrës së Baselit, ndërsa Genc Mehmeti luajti 90 minuta dhe Shkëlzen Gashi 59 minuta për Bellinzonën. Gashi e Mehhmeti zverdhen me kartona, ndërsa Orhan Mustafi me Aaraun pësuan debëkël të vërtetë në Luzern.

Fitorja më bindëse e javës së 18-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll padyshim është e skuadrës së Luzernit, e cila e ka dërrmuar me rezultat 6:0 Aaraun. Futbollisti i dëshmuar shqiptar, Burim Kukeli, luajti 90 minuta dhe iu gëzua një fitoreje të lartë në shifra 6:0 që e shënuan para dashamirëve të tyre.

Orhan Mustafi është inkuadruar në minutën e 60-të të ndeshjes për Aaraun, megjithatë nuk arritën të gjejnë mundësinë të shënojnë edhe golin e nderit. Lojë e mrekullueshme e skuadrës së Luzernit, e cila nuk i ka lënë hapësirë në asnjë çast skuadrës së Aaraus që të dëshmohet e rrezikshme. Luzern me tri pikë të reja remditet i treti me 29 pikë, ndërkaq Aaraua zë pozitën e fundit (10-të) me vetëm 7 pikë. Fitore të zorshme ka shënuar edhe Baseli i Xherdan Shaqirit me rezultat 3:2 kundër Bellinzonës së Shkëlzen Gashit. Ky takim ka qenë dramatik dhe me kthesa në rezultat. Frei ka kaluar në epërsi në minutën e 18-të Baselin, ndërsa barazoi 1:1 Ciarrocchi pikërisht në minutën e 35-të.

Pas tetë minutave lojë (43′) skuadra e Bellinzonës kaloi edhe në epërsi 1:2 falë golit te Limës. Në pjesën e dytë ringjallet Baseli. Futbollisti Cabral në minutën e 54-të barazoi shifrat 2:2, për të shënuar Frei në minutën e 75-të golin e fitores. Futbollisti Xherdan Shaqiri është aktivizuar nga minuta e 75-të e ndeshjes në radhët e skuadrës së Baselit, ndërsa Shkëlzen Gashi e Genc Mehmeti titullarë e kanë nisur ndeshjen me skuadrën e Bellinzonës. Në minutën e 17-të Gashi ndëshkohet me karton të verdhë dhe pas një minuti zverdhet edhe shqiptari tjetër, Mehmeti.

Gashi luajti deri në minutën e 59-të, ku e zëvendësoi Raso, kurse Mehmeti ishte në fushë 90 minuta. Edhe Shaqiri i Baselit, por edhe Gashi e Mehmeti te Bellinzona dëshmuan lojë të pëlqyeshme në fushë. Baseli me tri pikë të reja qëndron në vendin e dytë me 34 pikë dhe është në hap në luftë për titull të kampionit, megjithëse është shtatë pikë larg liderit, Yooung Boysit. Bellinzona zë vendin e 9-të me 15 pikë dhe e pret punë e mundishmshme në luftë për mbetje në shoqërinë elite.

Basel – Bellinzona 3:2 (1:2)

Shikues:17110.

Gjyqtarë: Grossen.

Shënues: Frei (18′ 75′), Cabral (54′) për Baselin dhe Ciarrocchi (35′), Lima (43′) për Bellinzonën.

Basel: Colomba; Inkoom, Abraham, Cagdas, Safari; Cabral, Huggel; Carlitos (Sahin 88′), Stocker (Shaqiri 75′); Frei, Almerares (Zoua 75′).

Bellinzona: Gritti; Siqueira Barras, Lima, Mangiarratti, Thiesson (Lustrinelli 87′); Feltscher, La Rocca (Carbone 71′), Mehmeti, Gashi (Raso 59′); Sermeter; Ciarrocchi.

Luzern-Aarau 6:0 (2:0)

Shikues: 7192.

Gjyqtarë: Laperrière.

Shënues: Tchouga (2′), Frimpong (13′ e 61′), Chiumiento (53′ e 65), dhe Ianu (80′).

Luzern: Zibung; Zverotic, Seoane, Veskovac, Lustenberger; Renggli (Lukmon 78′), Kukeli; Chiumiento (Yakin 70′); Ianu, Tchouga, Frimpong (Ferreira 66′).

Aarau: Ivan Benito; Marazzi, Stoll, Baykal, Elmer (Loris Benito 66′); Polverino (Ionita 46′), Bastida; Bengondo, Stojkov, Lang; Kioyo (Mustafi 60′).

Young Boys-Xamax 1:0 (0:0)

Shikues: 22.888.

Gjyqtarë: Bertolini.

Shënues: Regazzoni (63′).

Young Boys: Wölfli; Ghezal, Dudar, Affolter; Sutter, Hochstrasser, Yapi (Mardassi 92′), Degen; Doumbia, Coly (Christian Schneuwly 46′), Regazzoni (Doubai 76′).

Xamax: Ferro; Ismaeel, Besle, Page, Tixier; Bah; Varela, Binya, Wüthrich (Rossi 84′), Nuzzolo (Gavranovic 76′); Brown.

Rezultatet

Sion – St. Gallen 2:1 (1:0)

Grasshoppers – Zürich 1:0 (0:0)

Young Boys – Xamax 1:0 (0:0)

Luzern – Aarau 6:0 (2:0)

Basel – Bellinzona 3:2 (1:2)

Tabela

1. Young Boys 18 13 2 3 43:20 41

2. Basel 18 10 4 4 41:27 34

3. Luzern 18 8 5 5 33:26 29

4. Xamax 18 7 5 6 34:25 26

5. Grasshoppers 18 8 2 8 31:24 26

6. Sion 18 7 5 6 29:31 26

7. Zürich 18 6 5 7 31:29 23

8. St. Gallen 18 6 5 7 26:26 23

9. Bellinzona 18 4 3 11 25:51 15

10. Aarau 18 1 4 13 11:45 7

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni