Home » Basketbolli i Kosovës » Fitore e lehtë

Fitore e lehtë

basketbollBasketbollistët e Pejës më lehtë sesa është pritur kanë shënuar fitore me rezultat 84:63 kundër Kolegjit Eurosport nga Prishtina, në ndeshjen e javës së parafundit (13-të) të Technomarket Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët dominuan tërë ndeshjen dhe arkëtuan dy pikë të vlefshme që e kanë përforcuar në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit me 20 pikë të tubuara.

Skuadra e Kolegjit Eurosport ka rezistuar aq sa ka mundur, por humbja prej 21 pikësh ka qenë e paevitueshme. KB Kolegji Eurosport zë vendin e gjashtë me 16 pikë dhe e pret punë shumë e vështirë në luftë për sigurimin e ekzistencës në elitën e basketbollit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni