Home » Europa League » Fiton Napoli, barazon Inter

Fiton Napoli, barazon Inter

Fiton Napoli, barazon InterNapoli dhe Everton se bashku me skuadrën belge te Bryzhit janë fitueset e mëdha te ndeshjeve te para direkte te Uefa Europa Liges një ekskluzivitet i Vizion Plus dhe tring.

Ne takimet e para ato kane fituar me rezultate te thella ne transferte duke hedhur nje hap te rëndësishëm drejt 1/16. Napoli ka shënuar 4 gola ne portën e Trabzonsporit duke patur luksin te humbëse edhe penallti, ndërsa Evertoni i falet këmbeve te Romelu Lukakut qe shënoi tre here ne përmbysjen e Bernes kundër Young Bojs vendas për nje rezultat final 1-4.

Edhe Bryzhi ka fituar 1-3 ne fushën e Alborg ne Danimarke. Ndërkohe është dukur se po shkonte gjithçka mire per Interin kur pas 15 minutave kryesonte 0-2 ne Skoci ndaj Selltikut,por skuadra e Mancinit ne ndeshjen e transmetuar ne Vizion Plus tregoi se është sezoni i luhatjeve te mëdha. Italianet Brenda dy minutave pësojnë dy gola ndërsa avantazhin e krijuar serish nga Palasio e humbasin ne minute e parafundit te shtesës kur pësojnë serish barazimin.

Zhgënjen edhe Roma ne Olimpiko përballë Feejnordit ku nuk shkohet me shume se nje barazim 1-1. Fiorentina merr nje barazim te çmuar ne Londër kundër Totenham dhe ka nje situate pozitive javën tjetër ne ndeshjen e kthimit. Ndërsa Torino ka lene gjithçka te hapur ne barazimin 2-2 me Athletic Bilbaon.

Zenit me Hulk ka mundur Psv Eindhovenin ne shtëpi ndërsa mbajtësja e trofeut Sevija mundi Borusian e Menshengladbahut minimalisht ne Spanje. Liverpuli i falet serish Balotelit qe i ka dhënë fitoren ndaj Beshiktashit ne shtëpi ndërsa vendi i dyte ne gjermani Volfsburgu mundi 2-0 Sportingun e Lisbonës dhe rikonfirmoi edhe nje here rrezikshmërinë e holandezit Bas Dost me dy golat e shënuar. E vetmja ndeshje pa gola ishte ajo mes Anderlehtit te Besnik Hasit dhe Dynamos se Moskës qe le çdo gjë te hapur për ndeshjen e kthimit pas nje jave.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni