Home » Futboll » Fitimi i Machester United 48 milionë funta

Fitimi i Machester United 48 milionë funta

Manchester, 12 janar – Klubi futbollistik anglez Manchester United në sezonin 2008/2009 arriti fitim para tatimit 48.2 milionë funta.
Kësaj i kontribuoi më së shumti shitja e Cristiano Ronaldos për 94 milionë euro. Në njoftimin e Manchester United theksohet se të ardhurat totale në vitin financiar i cili mbaron më 30 qershor 2009, arritën shifrën prej 278.5 milionë funta, që është 22 milionë më shumë se në sezonin 2007/2008. Fitimi bruto ishte 91.3 milionë funta, ndërsa 43 milionë janë shpenzuar në pagesat për pension.
Se në çfarë mase ka ndikuar pozitivisht shitja e Ronaldos për ekipin madrilen Real në biznesin e ekipit, shihet nga e dhëna se viti i kaluar fiskal ka përfunduar me humbje prej 21.4 milionë funta.
Me rezultatet e mira sportive dhe të biznesit në periudhën afatgjatë, Manchesteri paguan me sukses kreditë, por akoma është i ngarkuar me borxhin prej 509 milionë funta.
Kredinë prej gati një miliardë funtash e mori pronari i ri, amerikani Malcolm Gleizer me rastin e blerjes së klubit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni