Home » Kampionati Italian » Fiorentina ndalë Romën me rezultat 1-1

Fiorentina ndalë Romën me rezultat 1-1

Fiorentina ndalë Romën me rezultat 1-1Fiorentina ka arritur që të ndalë Romën në Artemio Franchi dhe t’ia shkaktojë barazimin e tretë radhazi. Ndeshja e zhvilluar në Firencë mbaroi me rezultat 1-1.

Rreth 40 mijë shikues ishin mbledhur në Artemio Franchi për të përcjellë takimin derbi të kësaj jave në Serie A.Fiorentina e filloi me dominim të lartë takimin, si në posedim, ashtu dhe me raste para portës.

Goli erdhi pasi lojtari më i mirë në fushë Pizzarro asistoi te Mario Gomez (19′) i cili pos që kaloi në epërsi Violan iu kthye edhe golave për vete.

Ofanziva e madhe e Fiorentinas vazhdoi me Gomezin dhe Tomovic që dy herë kanë qenë shumë pranë golit të dyfishimit të rezultatit.

Në pjesën e dytë Roma startoi më mirë. Ljajic shfrytëzoi një asistim të Iturbes për të barazuar rezultatin dhe për t’u rikthyer në lojë.

Deri në fund të dyja skuadrat patën rastet e tyre në një lojë tejet interesante, por në fund rezultati mbeti 1-1.

Pas barazimit të tretë radahzi Roma mbetet plot shtatë pikë larg nga lideri Juventus, teksa ka një përparësi jo shumë të madhe prej 8 pikësh nga vendi i tretë Lazio. Fiorentina ka 31 pikë në vendin e gjashtë, tre pikë më pak se sa vendi i tretë, Lazio.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni