Home » Kampionati Italian » Fiorentina: Merrni pikët, por nuk luajmë pa shikues

Fiorentina: Merrni pikët, por nuk luajmë pa shikues

fiorentinaMoti ligë në Itali që mbretëroi të shtunën ka bërë që tri ndeshje në Serie A të shtyhen. Një ndër to ishte edhe ndeshja Fiorentina-Milan.

“E kemi bërë këtë për shkak të shikuesve “, ka thënë Andrea della Valle, për të vazhduar:”Na propozuan që të luajmë pa shikues, por kemi thënë nuk ka gjasa. Mund të na i merrni pikët, por këtë nuk do t’ua bëjmë adhuruesve tonë.

” Della Valle tuje ka thënë:”Fushën kemi mundur ta kthejmë në kushte të rregullta, ndonëse ishte me ngrica. Mirëpo, në tribuna gjendja ishte kaotike. Adhuruesit dhe shikuesit në ndeshje nuk do të ndjeheshin mirë dhe siguria e tyre ishte e rrezikuar.

Për këtë është dashur të ketë takim dhe sipas njoftimeve të para thuhet se kjo ndeshje do të zhvillohet vitin që vjen, përkatësisht me gjasë më 27 janar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , , ,

Komentoni