Home » Kampionati Italian » Fiorentina fundos Romën

Fiorentina fundos Romën

Fiorentina fundos RomënRoma eleminohet nga Fiorentina në cerekfinalet e kompeticionit duke shënuar kështu pikën më të ulët në përvojën e Garcias

Jashtë garës për titull por dhe jashtë Kupës së Italisë. Roma eleminohet nga Fiorentina në cerekfinalet e kompeticionit duke shënuar kështu pikën më të ulët në përvojën e Garcias në krye të verdhekuqve.

0-2 skuadra e Montelës fitoi në Olimpico me dy gola të Mario Gomezit, që po rikthehet protagonist në vitin 2015-të, si për të konfirmuar se klubi nga Firence bëri mirë që nuk e shiti.

Roma, që në kampionat nuk fiton prej katër javësh, shenjat e krizës së saj i shfaqi dhe në Kupë teksa u pa shumë e ngadaltë në lojën e saj përballë vjollcëve, që pasi vajtën në pushim 0-0 menduan të jepnin goditjen përfundimtare në pjesën e dytë, me konkretisht në 25 minutat e fundit, teksa në të 65-tën ishte Mario Gomez që zhbllokoi rezultatin në stadiumin “Olimpico”

Roma jo vetëm që nuk reagoi por 2 minuta para fundit shuajti cdo shpresë për të cuar takimin në shpesë, pasi u ndëshkua sërish nga sulmuesi gjerman.

2-0 për Fiorentinën që siguron një vend në gjysmëfinalen me Juventusin, rivalin e saj më të urryer në Serie A.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni