Home » Kampionati Italian » Fiorentina fiton ndaj Atalantas

Fiorentina fiton ndaj Atalantas

Fiorentina fiton ndaj AtalantasSkuadra e Montellas dhuroi emocione në sfidën kundër Atalantas duke kthyer në favor disavantazhin.

Fiorentina gjen suksesin në kampionat, duke konfirmuar momentin pozitiv pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Skuadra e Montellas dhuroi emocione në sfidën kundër Atalantas duke kthyer në favor disavantazhin dhe për ta gjetur fitoren vetëm në minutën e fundit me rezultatin final 3-2.

Atalanta e nisi ndeshjen me një ritëm të lartë ku Gomez dhe Zapacosta rrezikuan portën dy herë brenda pak minutave. Goli i parë erdhi në të nëntën me Zapacostan që shfrytëzoi më së miri krosimin e Gomez për t’i dhënë avantazhin ekipit bergamask.

Ishte sërish Papu Gomez që drithëroi portën toskane në të 15-ën, ndërsa 3 minuta më pas Basanta kërceu në zonën e rreptësisë duke vendosur barazpeshën. Goli i barazimit shkriu akullin në grupin vjollcë me Diamantin që tentoi disa herë të kërcënonte portën e miqve.

Në të 30-ën, ish sulmuesi i Bolognas kërkoi një goditje nga jashtë zonës, 7 minuta më pas Borja Valero kishte në këmbët e tij topin e golit të avantazhit por goditja e spanjollit u bllokua me lehtësi nga Sportiello. Më pas, Fiorentina mori kontrollin e sfidës duke e spostuar lojën në gjysmëfushën e Atalantës. Në 30 minutat e para të pjesës së dytë u pa në fushë vetëm skuadra e Montellës që rrezikoi në disa raste me Gomez e Diamantin, por dy sulmuesit nuk u treguan cinikë përpara Sportiellos. Në të 76-ën, Diamanti bëri gjithçka mirë në zonën e rreptësisë për të kaluar topin në të djathtën e portës së Sportiellos. 2-1 dhe Fiorentina krijoi iluzionin se këtë ndeshje e kishte mbyllur por 7 minuta nga fundi, mbrojtja toskane u duk e përgjumur pas një krosimi i Zapacostas që gjeti këmbët e Boakyes, i cili shënoi golin e barazimit në rastin e parë të Atalantës.

Djemtë e Montellas nuk u dorëzuan sepse minutën e fundit zgjodhi Pasqual kohën dhe vendin e duhur për të sigluar rrjetën e tretë për të siguruar një 3 pikësh që e ngjit Fiorentinën në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e 15 me 4 pikë më shumë se Chievo Verona që aktualisht ndodhet në zonën e ftohtë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni