Home » Kampionati Italian » Fiorentina e mundi Chievon

Fiorentina e mundi Chievon

Fiorentina mezi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Chievos, por që ka pasur vlera të shumëfishta për t’u kualifikuar në çerekfinale të kupës së Italisë në futboll.

Ndeshja ka qenë mjaft dinamike dhe me kthesa në rezultat. Pablo Louro Granoche kaloi Chievon në epërsi në minutën e shtatë, ndërsa Mutu barazoi rezultatin pikërisht në minutën e 35-të.

Chievo prapë kaloi në epërsi nëpërmjet futbollistit Simone Bentivoglio, i cili realizoi në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë Fiorentina luajti më mirë dhe në 15 minutat e fundit e ktheu rezultatin.

Babacar barazoi në minutën e 75-të, kurse Adrian Mutu shënoi golin e fitores në minutën e 77-të. Fiorentina shkoi tutje, ndërsa Chievo i tha lamtumirë kupës italiane.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni