Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » FIFA thotë se nuk ka përsëritje të ndeshjes së Francës me Irlandën

FIFA thotë se nuk ka përsëritje të ndeshjes së Francës me Irlandën


kupaZuerich, 20 nëntor – Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka hedh poshtë mundësinë që të përsëritet ndeshja e barazhit për Botërorin 2010 të futbollit mes Francës dhe Irlandës.

Franca të mërkurën mbrëma ka siguruar biletën për në “Afrikë të Jugut 2010” pas lojës shtesë me rezultat të përgjithshëm 2:1, fal një goli të parregullt të shënuar nga William Gallas. Sulmuesi Thierry Henry kishte ndal topin me dorë duke e asistuar golin për Gallasin.

“Rezultati i ndeshjes nuk mund të ndryshohet dhe ndeshja nuk mund të përsëritet. Siç është e cekur qartë në Ligjet e Lojës, gjatë ndeshjeve vendimet merren nga referat dhe ato janë përfundimtare”, i është përgjigjur FIFA kërkesës të Federatës Irlandeze të Futbollit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni