Home » Futboll » FIFA pritet të marrë vendim për FFK-në

FIFA pritet të marrë vendim për FFK-në

fifa-logoFederata e Futbollit e Kosovës pritet të legjitimohet në mbledhjen e radhës së FIFA-s. Drejtuesit e FFK-së e cilësojnë këtë si hapin më të madh, para se FFK-ja të pranohet në të ardhmen, edhe vend anëtar i FIFA-s.

Marrëveshja pritet të firmoset të premten nga drejtuesit e FIFA-s dhe do të sigurojë klubet e Kosovës që të përfitojnë të ardhura të mjaftueshme nga shitja e futbollistëve, pasi ato të njihen ligjërisht në arenën ndërkombëtare.

Deri tash nuk është lejuar nënshkrimi i marrëveshjeve të Futbollistëve nga Kosova, që luajnë në radhët e skuadrave të huaja. Në Cape Town të Afrikës së Jugut, do të mblidhet të premten Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, që pritet të marrë një vendim të tillë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni