Home » Futboll » FIFA i kërkon Figos dy vite eksperiencë

FIFA i kërkon Figos dy vite eksperiencë

FIFA i kërkon Figos dy vite eksperiencëSpanja e bëri të qartë që në fillim votën me anë të presidentit të federatës, Angel Villar, i cili tregoi mbështetjen e tij maksimale për Josep Blatter.

Pas mbështetjes se marrë nga federata Portugeze, Daneze, Malazeze dhe Polake, Luis Figo paraqiti zyrtarisht kandidaturën për president në FIFA. Spanja e bëri të qartë që në fillim votën me anë të presidentit të federatës, Angel Villar, i cili tregoi mbështetjen e tij maksimale për Josep Blatter që aspiron të fitojë për të pestën herë mandatin në FIFA. Gjithsesi pavarësisht mungesës së votës nga ana e spanjollëve, Figo përmbushi numrin e nevojshëm për të kandiduar.

Komiteti elektoral që analizon kandidaturat e ndryshme do të nxjerrë konkluzionet përfundimtare të hënën e ardhshme. Figos i duhet të dorëzojë dokumente që tregojnë, se të paktën për dy vite ose më shumë ai ka qenë pjesë e ograneve administrative lidhur me futbollin, transmeton Supersport.

Emrat e tjerë të kandidatëve të cilët do të kalojnë më parë nga dhoma e komitetit elektoral janë, Ali Bin Hussen, i cili mbështetet nga Anglia dhe ish-presidenti i Ajaxit, Michael Van Praag.

Ndërkohë, Jerome Champagne është përjashtuar nga gara pasi nuk ka grumbulluar numrin e nevojshëm nga federata të ndryshme botërore. David Ginola u largua nga gara ende pa filluar, për arsyje të panjohura.

Rivali direkt i Blatter duhet të jetë Luis Figo, kandidatura e të cilit si një figurë e rëndësishme e futbollit ka tërhequr vëmendjen e shumë federatave. Portugezi shihet me sy të mirë në krye të institucionit më të lartë të futbollit, por duhet pritur deri të hënën për të kuptuar nëse 42 vjecari i përmbush të gjitha kërkesat e nevojshme. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni