Home » Basketbolli i Kosovës » FIBA pranon aplikacionin e Kosovës

FIBA pranon aplikacionin e Kosovës

FIBA pranon aplikacionin e KosovësFederata Ndërkombëtare e Basketbollit e ka pranuar si të rregullt aplikacionin për anëtarësim të plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“FIBA e ka pranuar aplikacionin zyrtar të anëtarësimit të plotë për Kosovën”, ka thënë një burim i Telegrafit në Gjenevë, i cili është takuar me delegacionin e FBK-së atje.

“Zyrtarët e FIBA-së kanë thënë se për një periudhë të shkurtër do të jemi në FIBA, dhe për këtë më së shumti ka ndihmuar fakti që jemi pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, ka shtuar burimi për Telegrafin.

Përgjigja zyrtare nga FIBA për anëtarësimin e Kosovës do të dihet më 12 ose 13 mars, që janë datat kur mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni