Home » Basketboll » FIBA nuk lejon Kastratin e Morinën të luajnë për Kosovën

FIBA nuk lejon Kastratin e Morinën të luajnë për Kosovën

FIBA nuk lejon Kastratin e Morinën të luajnë për KosovënFIBA është përgjigjur në kërkesën e FBK-së lidhur me basketbollistët e Kosovës ose me prejardhje nga Kosova të cilët janë paraqitur për kombëtaret e shteteve tjera dhe të drejtën e tyre për të luajtur për Kosovën.

Në përgjigjen e FIBA-s janë analizuar rast për rast më shumë se 20 lojtarë, emrat e të cilëve FBK ia ka dërguar zyrës ligjore të FIBA-s dhe FBK me kënaqësi pohon se shumica absolute e lojtarëve në listë, mund të luajnë për kombëtaren e Kosovës, nëse ata dëshirojnë dhe i përmbahen procedurave sipas nenit 3-23 të Rregulloreve të Brendshme të FIBA-s.

Ndër lojtarët për të cilët është dhënë leja të luajnë për reprezentacionin e Kosovës janë edhe Edmond Azemi, Yll Kaçaniku, Dardan Berisha, Kenan Spahiu, Edon Maxhuni, Erris Nushi etj.

Në fakt, të vetmit lojtarë për të cilët ka ardhur përgjigje negative nga FIBA janë Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, të cilët janë paraqitur për Slloveninë.

Morina dhe Kastrati janë natyralizuar si shtetas sllovenë si “raste të margjinalizuara” me vendim të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-s dhe si të tillë nuk mund të paraqiten për ndonjë shtet tjetër, thuhet ndër të tjera në letrën e FIBA-s.

“Ky është një lajm i pritur por shumë i gëzueshëm për ne sepse na mundëson që më në fund të kontaktojmë me basketbollistët e Kosovës që dëshirojmë të luajnë për kombëtaren tonë dhe të fillojmë të krijojmë kombëtaren e të gjitha grup moshave me talentët më të mëdhenj dhe lojtarët më të mirë.

Për rastin e Morinës dhe Kastratit, unë mendoj se është dëm që janë natyralizuar si ‘raste të margjinalizuara’ dhe besoj deri në maj do të vazhdojmë me përpjekje që të gjejmë argumente shtesë për zyrën ligjore të FIBA-s, por tani nuk mund të thuhet asgjë më shumë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha. FBK është pranuar në FIBA më 13 mars dhe aktivitetet e para zyrtare me kombëtare do t’i ketë në Kampionatet Evropiane të grupmoshave të reja në korrik.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni