Home » Formula 1 » FIA reagon ashpër për rastin Briatore

FIA reagon ashpër për rastin Briatore

Një ditë më parë është kumtuar lajmi se Gjykata e Parisit ka anuluar vendimin për përjashtimin përjetësisht nga Formula 1 të Flavio Briatore, por, më të dëgjuar lajmin Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), ka dalë menjëherë me një reagim shumë të ashpër.

Ky asociacion assesi nuk pajtohet më një vendim të tillë të kësaj gjykate dhe e kundërshton me të gjitha forcat. FIA ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Parisit për të liruar Flavio Briatoren nga të gjitha akuzat dhe dënimi me përjashtim të përjetshëm. Sipas FIA-s, vendimi i marrë nga gjykata nuk do të hyjë në fuqi derisa të përfundojë edhe ankimi i FIA-s.

“Deri atëherë, vendimi i Këshillit Botëror do të vazhdoje të jetë në fuqi”, shkruhet në një komunikate zyrtare. Ne vijim të deklaratës, FIA bën më faj gjykatën, duke theksuar se nuk ka marrë parasysh faktet që fajësojnë dyshen Briatore-Symonds. Zyrtarët e FIA-s janë shumë të hidhëruar më të dëgjuar këtë vendim, që sipas tyre, ka vënë në diskutim kredibilitetin e këtij asociacioni.

“Gjykata ka vënë në diskutim kredibilitetin e FIA-s për motive proceduriale. Kapaciteti i FIA-s për të përjashtuar ata që kanë vënë në rrezik jetën e të tjerëve nuk është vënë asnjëherë në dyshim”, nënvizon federata. Këto janë njëra nga zhvillimet më interesante që ka përfshirë këtë sport atraktiv dhe mbetët të shihet sesi do të përfundoi ky rast që ka ngjallur reagime të ashpra nga FIA lidhur me rastin Briatore.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni