Home » Formula 1 » FIA jep edhe një ditë shtesë për testime

FIA jep edhe një ditë shtesë për testime

FormulaFederata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) në kampionatin e ri do të aplikojë edhe një rregull të re, sipas të cilës skuadra do t’i jepet edhe një ditë shtesë për testime për pilotët e rinj.

Sikur është bërë rregull që para fillimit të çdo kampionati FIA të aplikojë ndonjë rregull të re, kështu që FIA prej vitit 2010 do t’ua mundësojë skuadrave që gjatë stinorit t’i jep një ditë shtesë për testime. Kjo rregull ka të bëjë për pilotët e rinj, të cilët kanë zëvendësuar pilotët e vjetër nëpër skuadra.

Sipas kësaj rregulle piloti i cili hyn në gara për herë të parë, do të ketë mundësi që të testoj bolidin në shtigjet, të cilat nuk janë në kalendarin e Formula 1 për atë stinor dhe në afat prej 14 ditëve pas testimet janë të obliguar që të paraqiten në gara. Nëse vozitësi teston bolidin dhe nuk paraqitet në gara në afat e caktuar, skuadra do të ndëshkohet me heqjen e një ditë shtesë në kampionatin vijues.

FIA gjithashtu do të kontrollojë më shumë vendet për aranzhim të skuadrave dhe në vend të tetë tash e tutje do të jenë 6 vende për testimet e veçorive aerodinamike. Po ashtu është konfirmuar se në kualifikime në raundin 1 dhe 2 do të bien nga tetë e jo sikur më parë nga pesë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni