Home » Futboll » FFK-ja në FIFA

FFK-ja në FIFA

fifaFIFA fton takimin e radhës me FFK-në

Futbolli i Kosovës tashmë ka hyrë në agjendën e FIFA-s dhe në rrugën e pranimit të plotë, flet e dhëna se vetëm pesë ditë pas takimit që kreu i FFK-së pati në selinë e FIFA-s me krerët e nivelit më të lartë të futbollit botëror.

Sot arriti ftesa për një takim tjetër më 25 nëntor në selinë e FIFA-së, ku do të marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu dhe dr. Haki Demolli, të cilët do ta prezantojnë materialin ligjor të kërkuar nga zyrtarët e FIFA-s.

KE ka miratuar edhe raportin e delegacionit të FFK-së për vizitën në selinë e FIFA-s, që është cilësuar si jashtëzakonisht i frytshëm dhe domethënës për futbollin e Kosovës, vizitë kjo që ka hapur një faqe të re për futbollin e Kosovës dhe të marrëdhënieve mes FFK-së dhe FIFA-së.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni