Home » Volejboll » Fetahu rikthehet pas tre vjetësh

Fetahu rikthehet pas tre vjetësh

Halime Fetahu, volejbolliste që luan në pozitën e pasueses, që tre vjet ishte larguar nga volejbolli, sipas saj, për shkak të studimeve jashtë vendit.

Ajo ka oferta nga tri klubet e Kosovës, por ende është e pavendosur. “Jam në bisedime me KV Dritën e Gjilanit, Universitetin e Prishtinës, ndërkohë interesim ka shprehur edhe Kastrioti i Ferizajt.

Ta shohim se cili klub ofron kushte më të mira, edhe do të vendosi të luaj në pranverë. Ka kohë që jam jashtë volejbollit, por besoj se do të përshtatem se shpejti dhe do të kthehem në formën që e kam pasur para tre vjetëve”, tha Fetahu, e cila disa vjet ishte volejbolliste e ish-klubit “Mabetex” nga Prishtina.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni