Home » Futboll » Festimi i tifozëve të Flamengos ndihmoi hajdutët

Festimi i tifozëve të Flamengos ndihmoi hajdutët

hajdut4Rio de Janeiro, 8 dhjetor – Titullin e kampionit të Brazilit, të cilin e fitoi Flamengo, solli gëzim të madh për tifozët e klubit në Rio, dhe fitim të madh plaçkitësve, të cilët e shfrytëzuan zhurmën dhe festimin që pa u vënë re i morën katër milionë euro nga një arkë.
Hajdutët para disa muajve kishin marrë me qira shtëpinë afër ndërtesës në të cilën është e vendosur kompania për transferimin e parave, e deri te arka filluan të hapin një tunel të gjatë 100 metra, shkruajnë mediet lokale.
Që të hyjnë të sigurt te arka, pritën momentin që tifozët nga gjithë vendi të fillojnë të festojnë titullin e parë të Flamengos në 17 vitet e fundit, si kampion i Brazilit.
Rojtari i kompanisë me seli në një periferi të Rio de Janeiro deklaroi se e kishte dëgjuar zhurmën, por kishte menduar se bëhet fjalë për fishekzjarrë të tifozëve.
Hajdutët të cilët vjedhën afër 11 milionë realë (pak më shumë se 4 milionë euro), i lyen muret e arkës për t’i mbuluar shenjat e gishtërinjve. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni