Home » Formula 1 » Ferrari do të prezantohet më 28 janar

Ferrari do të prezantohet më 28 janar

Modena, 13 janar – Bolidi i sezonit të ri të skuderisë Ferari do të prezantohet në fund të këtij muaji në një ceremoni që do të zhvillohet në Maranelo.
Lajmin e ka bërë të ditur një nga drejtuesit më të lartë të ekipit nga Modena, Stefano Domenikali. E gjithë ceremonia e prezantimit të “Kokëkuqes” do të transmetohet direkt në faqen e skuderisë në internet, njoftoi ueb faqja e Farrearit.
“Duam të rikthehemi në nivele të larta dhe të jemi konkurrues. Objektivi ynë është ta nisim mirë dhe t’u ofrojmë pilotëve makina me të cilat do të kenë mundësi të rivalizojnë që në fillim. Më pas do të vazhdojmë me zhvillimin e motorit”, u shpreh Domenikali.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni