Home » Formula 1 » Fernando Alonso aksidentohet rëndë

Fernando Alonso aksidentohet rëndë

Fernando Alonso aksidentohet rëndëFernando Alonso pësoi një aksident të rëndë në ditën e fundit të testimeve të Formulës 1 në Montmelo, në Circuit de Catalunya. Piloti spanjoll i McLaren-it u përplas fort me murin në kthesën 4 të pistës dhe u dërgua në spital.

Skuderia McLaren dhe zëdhënësi i pilotit, Luis Garcia Abad, kanë bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it se Fernando Alonso është “mirë dhe i vetëdijshëm”.

Pasi u përplas me murin, kaluan 10 minuta para se ish-piloti i Ferrarit të dilte nga njëvendëshja. Mendohet se Alonso është trullosur nga përplasja e fortë dhe ka preferuar të presë derisa ta nxjerrin nga McLaren-i i tij.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni