Home » Futboll » Fergusoni eka përgaditur ofertën për mesfushorin e Napolit

Fergusoni eka përgaditur ofertën për mesfushorin e Napolit

marek-hamsikTrajneri i Manchester Unitedit, sir Alex Ferguson ka bërë gati ofertën për shërbimet e mesfushorit të Napolit, sllovakut Marek Hamsik shkruan të mërkurën “Daily Mirror”.

Mësohet se trajneri skocez e dëshiron Hamsikun 22-vjeçar gjatë janarit dhe për transferimin e tij në stadiumin “Old Trafford” i ka ofruar Napolit një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh.

Në garë për Hamsikun krahas Manchester Unitedit janë edhe Chelsea, Juventus dhe Inter.

Ndërkohë, mësohet se edhe mbrojtësi i Palermos, danezi Simon Kjaer gjatë këtij dimri do të jetë përforcimi i radhës për “djajtë e kuq” të cilët tashmë kanë ofruar 12 milionë euro për transferimin e tij.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni