Home » Futboll » Ferguson: Ronaldon e transferova në vend të Ronaldinhos

Ferguson: Ronaldon e transferova në vend të Ronaldinhos

ferguson4Manchester, 4 dhjetor – Trajneri skocez i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, tregon se në vitin 2003 ai kishte synuar të transferoi yllin brazilian Ronaldinho.

Mirëpo, pasi i dështoi ky transferim, ai e solli portugezin Cristiano Ronaldo. Ferguson është i lumtur që ka bërë këtë dhe thotë se transferimi i Ronaldos është puna më e suksesshme e klubit në këtë dekadë.
“Në vitin 2003 pritej të vinte Ronaldinho.

Mirëpo, dështoi ky transfero dhe morëm Ronaldon si zëvendësim. Nuk kemi mundur të qëllojmë më mirë. Ronaldo ka qenë fantastik një lojtar sensacional. Ne interesoheshim për Ronaldinhon në kohën kur ai luante për Paris SG. Ishin vetëm disa detaje të vogla deri te finalizimi i transferim, mirëpo në momentin e fundit ai kaloi në Barcelonë.

Mirëpo, mund të them e transferim i Ronaldos është puna më e mirë e dekadës”, ka thënë Ferguson për “The Sun”.
Ronaldo këtë verë u largua nga Man. Utd për një shumë rekorde prej 94 milionë euro. Ai iu bashkua Real Madridit. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Ferguson: Ronaldon e transferova në vend të Ronaldinhos "

  1. liria says:

    Po kuptohet esht ma i mir ne bot ja vlen per ta mi dhan ato pare RONALLDO asht 1 ne bot ska tjeter

Komentoni