Home » Futboll » Ferguson: Nani nuk është në shitje

Ferguson: Nani nuk është në shitje

SirAlexFergusonGettyCliveMason2Manchester, 29 nëntor – Trajneri i Manchester Unitedit, sir Alex Ferguson ka insistuar se mesfushori portugez Nani nuk largohet nga stadiumi “Old Trafford”, pasi konsiderohet i pashitshëm, shkruajnë të dielën mediumet angleze.
Nani 23-vjeçar më herët pati deklaruar se nuk është i kënaqur me minutat e lojës së tij te Manchesteri dhe pati kërcënuar me largim. Menjëherë pas kësaj shumë skuadra të mëdha evropiane si Milan, Juventus e Benfica patën shprehur interesim për transferimin e Nanit gjatë këtij miniafati kalimtar të janarit.
“Janë përmendur disa skuadra të mëdha për Nanin, por asnjëra nuk ka kontaktuar dhe nuk ka treguar interesim zyrtar. Megjithatë, duhet të bëjë të ditur se ai nuk shitet në asnjë mënyrë”, ka deklaruar Ferguson.

“Nani është vetëm 23-vjeçar dhe nëse dikush vjen me ofertë gjatë janarit do të kthehet prapa duarthatë. Ai është i ri dhe e kuptoj se kërkon të luajë, por rastin do ta ketë në ndeshjet tjera, pasi kampionati është shumë i gjatë”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni