Home » Kampionati Anglez » Ferguson – i habitur

Ferguson – i habitur

Sir Alex Ferguson, nuk e kishte menduar se mund të eliminohen nga garat e kupës FA të Anglisë. Humbja nga skuadra e Leeds me rezultat 0:1 e ka befasuar, pasi kishin llogaritur në fitore dhe jo në humbje.

Ai për ndeshjen e të mërkurës ka thënë se nuk do të luaj me futbollistët e rinj kundër skuadrës së Manchester Cityt, e vlefshme për Carling Cup.

“Kemi një gjysmëfinale të mërkurën dhe shumë prej këtyre futbollistëve nuk do të luajnë. Duhet ta shihni këtë paraqitje në aspektin pozitiv. Jam i befasuar me paraqitjen pasi përgatitja jonë për ndeshjen ishte shumë e mirë.

Por kurrë nuk e treguam. Cilësia e pasimeve dhe e gjithë paraqitja ishte e dobët”, tha Ferguson.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni