Home » Kampionati Anglez » Ferdinand rikthehet pas dy javëve

Ferdinand rikthehet pas dy javëve

Qendërmbrojtësi anglez do të rikthehet në fushë brenda dy javëve, kanë njoftuar mediumet angleze të dielën. Lajmin për rikthimin e Ferdinandit në fushë pas lëndimit të shpinës e ka konfirmuar edhe trajneri i Manchester Unitedi, sir Alex Ferguson.

Ferdinand si pasojë e lëndimit këtë edicion ka regjistruar vetëm pesë paraqitje në Premier League. “Jam shumë i lumtur për rikthimin e Ferdinandit dhe pas dy javëve ai do të jetë në fushë pasi do të jetë plotësisht i gatshëm”, ka deklaruar Ferguson.

“Kemi pritur derisa të shërohet plotësisht dhe për këtë arsye Ferdinand ka qëndruar kaq gjatë jashtë fushe”. Pritet që Ferdinand të luajë në ndeshjen kundër Hull Cityt më 23 janar në stadiumin “Old Trafford”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni