Home » Hendboll » Ferati: Përforcimet nuk kanë qenë të dështuara!

Ferati: Përforcimet nuk kanë qenë të dështuara!

feratiDrejtori sportiv i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), Faton Ferati, ka thënë se katër përforcimet që kanë pasur me hendbollistet nga Maqedonia nuk kanë qenë të dështuara.

“Askush nuk mund të ma mbush mendjen se kemi pasur investime të dështuara në edicionin vjeshtor. Hendbollistet nga Maqedonia që kemi sjellë kanë qenë përforcime të duhura dhe jo të dështuara. Hendbollisteve iu duhet kohë që të adaptohem dhe për 10 ndeshje sa ishin në stinorin vjeshtor ka qenë e pamundur të bëhet një gjë e tillë”, tha Ferati.

Kastrioti stinorin vjeshtor e përfundojë në vendin e dytë me 15 pikë, duke mbetur katër pikë me pak se Prishtina. Ferizajaset kanë pasur lojëra jo stabile në stinorin vjeshtor dhe madje disa hendbolliste të huaja dhe ato vendore kishin dështuar tërësisht. Ferati iu ka dalë në mbrojtje të gjitha hendbollisteve dhe sipas tij, kanë luajtur mirë dhe asnjëra se meriton të largohet nga klubi. Ai tha se do të përforcohen edhe me dy hendbolliste vendore.

“Kemi mungesë në repartin e sulmit. Jemi në bisedime me dy hendbolliste vendore, të cilat do të angazhohen dhe do të përforcojmë radhët. Nuk kemi hendbolliste tepricë që të largojmë nga skuadra, por të gjitha do te jenë të nevojshme”, tha Ferati. Drejtori sportiv është i kënaqur edhe me punën e trajnerit Xhavit Morina dhe e ka vendin e sigurt në bankinë edhe në pjesën pranverorë.

Burimet jozyrtare bëjnë të ditur se Kastrioti ka arritur marrëveshjen me hendbollisten e Kosovës së Vushtrrisë, Albulena Kelmendi, e cila në stinorin pranveror do të luajë në radhët e ferizajasve. “Gjyqtarët në disa ndeshje na morën në qafë. Arsim e Erduan Vitaku na i morën një pikë në ndeshjen me Prishtinën në Ferizaj, pastaj në Vushtrri me Kosovën u dëmtuan në mënyrë drastike. Ka mjaftuar kjo që të mbesim edhe katër pikë pas Prishtinës.

Në pranverë do të jemi më syçelë dhe do të kërkojmë titullin e kampionit”, tha Ferati. Kastrioti ka bërë të gjitha llogaritë, se në rast të humbjes me Prishtinën në ndeshjen e parë në pranverë lehtë mund t’i thonë lamtumirë titullit. Prandaj, drejtuesit e këtij klubit janë të mobilizuar në tërësi që të mos përsëriten gabimet e vjeshtës. “Hendbollistet nga Maqedonia që kemi në klub mendoj se deri në fillimi te garave pranverore do të komponohen në lojë”, tha Ferati./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni