Home » Kampionati Gjerman » Fatmire Bajramaj luan me Turbine Potsdam në çerekfinale

Fatmire Bajramaj luan me Turbine Potsdam në çerekfinale

fatmireTurbine Potsdam ndeshjen e kthimit si mysafire e fituan me rezultat 4:0 ndaj Brondbyt.

Futbollistja shqiptare, Fatmire Bajramaj, me klubin e saj gjerman Turbine Potsdam, kaluan në pjesën e çerekfinales së Champions Leagua në futboll. Ato në tetën e finales e eliminuan skuadrën daneze, Brondby.

Ndeshjen e kthimit në Brondby e fituan me rezultat 4:0, ndërsa të parën në Potsdam patën fituan 1:0. Fatmire Bajramaj së bashku me Turbine Potsdam e siguruan hyrjen në çerekfinale dhe presin të jenë edhe në finalen e kësaj ngjarje të rëndësishme të futbollit femëror.

Bajramaj dëshmoi formë të lartë dhe ka pasur disa raste të mira shënimi. Fatmire Bajramaj me bashkëlojtare bënë lojë të hapur dhe rivalen nuk e lejuan t’i sfidojë në asnjë çast. Rezultati i lartë 4:0 është treguesi më i mirë sesa ishte dallimi në cilësi në mes Potsdamit dhe Brondbyt.

Skuadra Turbine Potsdam në pjesën e dytë shpërtheu me lojë të shkëlqyeshme ndaj rivales. Futbollistja Kessler në minutën e 6-të të pjesës së parë shënoi për epërsinë 0:1, duke paralajmëruar danezet se do të pësojnë fiasko të vërtetë.

E njëjta futbolliste (Kessler) ka shënuar edhe në minutën e 88-të të ndeshjes, ndërsa dy gola të tjerë i shënuan futbollistet Wich (65′) dhe Mittag (66). Fitorja e skuadrës gjermane ka mundur të jetë edhe më e lartë sikur të ishin realizuar të gjitha rastet.

Futbollistja Fatmire Bajramaj njëherësh anëtare e kombëtares së Gjermanisë, është futbollistja më e mirë e skuadrës Potsdam.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni