Home » Futboll » Fabregas dëshiron titullin në Premier Ligë

Fabregas dëshiron titullin në Premier Ligë

1211902192_fÇesk Fabregas ka bërë publike mënyrën se si trajneri Arsen Venger i inkurajon dhe i shtyn lojtarët e tij që të arrijnë maksimumin e potencialeve të tyre.

Fabregasi është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë që kur ka shkuar te Arsenali si adoleshent në vitin 2003. Ai është shumë mirënjohës ndaj Vengerit dhe pohon që ndihet mirë kur mendon se trajneri i tij kërkon më shumë prej tij.

“Ai i flet çdo lojtari veç e veç pas mbledhjeve të skuadrës dhe na thotë se çfarë pret prej secilit prej nesh. Ai më ka thënë përherë se duhet të jem më i mirë në mbrojtje. E di se duhet të mësoj shumë gjëra dhe t’i jap më shumë skuadrës në atë drejtim. Duhet të jem më i fortë në këtë drejtim, nëse dua të jem mesfushor i kompletuar. Duhet të punoj edhe më shumë me pasimet e mia. Trajneri nuk është kurrë 100% i kënaqur. Ai të tregon pamje filmike të një ndeshjeje dhe të thotë se ku duhet të jesh edhe më i mirë”, ka deklaruar Fabregas.

Arsenali e nisi mirë kampionatin, por humbja e fundit kundër Sandërlendit i ka lënë tetë pikë larg Çelsit kryesues. Fabregasi ka besim se Arsenali mund të pretendojë për titull, por e di se do të jetë shumë e vështirë duke qenë se liga është bërë shumë konkurruese.

“Premier Liga është një kompeticion, që dua ta fitoj me çdo kusht. Është e veçantë dhe e kam ëndërr ta fitoj. Të jem kampion i Anglisë do të thotë një ndër momentet më të bukura të jetës sime. E kam të vështirë të them se kush do ta fitojë këtë vit. Sigurisht që për skuadra si Mançester Siti dhe Totenhemi, që po luajnë mirë do të jetë e vështirë. Çelsi duket shumë i fortë, edhe Mançester Junajtid, gjithashtu. Ata nuk kanë Ronaldon ose Tevezin, por kanë një skuadër të madhe që lufton për titull.” Fabregas ka muaj që thotë se është i lumtur në “Emirates Stadium”, por ende vazhdojnë spekulimet se ai mund të kthehet në Spanjë. Barcelonasi Lionel Mesi e ka ftuar Fabregasin të kthehet në “Kamp Nou” dhe të bëhet ndër mesfushorët më të mëdhenj në botë.

“Të gjithë te Barcelona e njohin Çesk Fabregasin”, ka thënë Mesi për “The People”. “Ai është ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe do të shkonte shumë mirë me stilin e lojës së Barcelonës. Nëse vendos të largohet nga Arsenali, jam i sigurt që do të vinte te ne. Nëse ka ende ndonjë dyshim, i them atij se jemi klubi më i mirë në botë dhe nëse vjen këtu, do të bëhet mesfushori më i mirë në botë brenda tre vitesh. Nëse vjen tani, ai mund të mësojë shumë nga lojtarë si Andres Injesta dhe Ksavi, që janë dyshja më e mirë në botë në mesfushë”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni