Home » Futboll » Fabregas: Barca është Messi dhe dhjetë të tjerët

Fabregas: Barca është Messi dhe dhjetë të tjerët

barca-euml-sht-euml-messi-dhe-dhjet-euml-t-euml-tjer-euml-t_hdCesc Fabregas do të dëshironte që Lionel Messi t’i bashkohej Chelseat.

Muajin e kaluar pati spekulime se argjentinasi mund të largohet nga Camp Nou, ndërsa mesfushorit spanjoll, i cili ka luajtur krahas tij te Barcelona, do t’i pëlqente ribashkimi me 27-vjeçarin.

“Do të doja! Pse jo? Do të doja shumë që kjo të ndodhte. Jam pro kësaj”, ka theksuar Fabreas për Radio Marca, transmeton Telegrafi.

“Si një njeri i Barcës, mendoj se Messi meriton të pensionohet atje, për gjithçka që i ka dhënë klubit. Ai është një legjendë që e ka ndryshuar historinë e Barcës.

“Por, si bashkëlojtar i tij dhe mik, padyshim që do të dëshiroja që Leo të luante në skuadrën time”.

“Këtë sezon, Barca është Messi dhe dhjetë të tjerët. Messi e ka shpëtuar skuadrën e tij në shumë raste”, ka shtuar mesfushori.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni