Home » Futboll » Fabregas: Arsenali nuk më deshi, kështu që zgjodha Chelsean

Fabregas: Arsenali nuk më deshi, kështu që zgjodha Chelsean

fabregasPasi kompletoi transferimin e tij tek Chelsea, Cesc Fabregas i falënderoi tifozët e tij katalunas për mbështetjen e tyre, si dhe shpjegoi arsyen përse iu bashkua Bluve të Londrës e jo ish-skuadrës së tij, Arsenalit.

“Pikë së pari, dua t’i falënderoj të gjithë në Barcelonë, ku kalova tre vite të shkëlqyeshme. Ishte klubi im i fëmijërisë dhe unë do të ndihem gjithmonë krenar dhe i nderuar që kam pasur rastin të luajë për një klub aq të madh.

Unë ende ndjej se kam objektiva për t’i arritur në Ligën Premier dhe mendoj se tani është koha e duhur për t’u kthyer atje. Të gjithë e dini se Arsenali e kishte mundësinë të më blejë mua, por ata vendosën që të mos e bëjnë këtë, kështu që fati i kryqëzoi rrugët tona përsëri. Iu uroj atyre gjithë të mirat në të ardhmen.

I kam konsideruar të gjitha ofertat në tavolinë me kujdes të madh dhe fuqimisht besoj se Chelsea është mundësia më e mirë. Ambiciet e mia futbollistike përputhen me urinë e klubit dhe dëshirën për të fituar trofe. Ata kanë një skuadër të mrekullueshme dhe një trajner të jashtëzakonshëm. Unë do t’i përkushtohem totalisht këtij klubi tani dhe mezi po pres që të luaj.

Për mua, ishte esenciale që transferi të përfundonte para se t’ia fillojë gara në Brazil, në mënyrë që mendja ime të fokusohej tërësisht për ta ndihmuar Kombëtaren time për ta fituar Kupën e Botës”, ka shkruar Fabregas në letrën e tij.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni