Home » Liga e Kampionëve » Fabio Capello është i bindur se skuadra e Interit do të triumfojë

Fabio Capello është i bindur se skuadra e Interit do të triumfojë

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Anglisë, italiani Fabio Capello është i bindur se në këtë edicion të Ligës së Kampionëve do të triumfojë skuadra e Interit, shkruan të hënën “The People”.

Interi në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve e ka përballë skuadrën e Chelseat, por Capello beson te ekipi i trajnerit portugez Jose Mourinho.

Interi prej vitit 1965 nuk e ka shijuar këtë trofe. “Interi mbetet skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve dhe jam i bindur se do të përfundojë në duart e tyre.

Kjo skuadër është forcuar prej vitit në vit dhe për këtë besojë në aftësitë dhe cilësitë e tyre”, ka thënë Capello.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Fabio Capello është i bindur se skuadra e Interit do të triumfojë "

  1. BENI says:

    Per Chelsean nuk ka fjal do te shpallet champion si ne premier league ashtu edhe ne champions league .Interi i mire eshte po ka mu kthy ne shpi me gishta ne goje se Chelsea eshte Chelsea keshtu qe me vjen shume keq per juve ma mire eshte desh me ju ra nje ekip si Manchester United ndoshta ata do ti kishit mposhtur me lehtesi .. RESPECT CHELSEA FC PRIDE OF LONDON … BENI

Komentoni