Home » Xhudo » Euronews: Kelmendi shkëlqen në Gjermani

Euronews: Kelmendi shkëlqen në Gjermani

Kosovarja Majlinda Kelmendi ka bërë një performancë të shkëlqyer për të fituar medaljen e artë në kategorinë e femrave nën 52 kilogramë në turneun “Judo Grand Prix” në Duesseldorf – shkruan Euronews.

Kanali i njohur informativ ka bërë një artikull, të cilit ia ka bashkëngjitur një video në faqen e vet të internetit, mbi suksesin e krenarisë së sportit shqiptar.

Euronews raporton se Majlinda ishte e pandalshme në podium duke mposhtur me një ‘waza-ari’ klinik kundërshtaren e saj rumune, Andreea Chitu.

Medaljet e bronzta u takuan gjermanes, Mareen Kraeh dhe japonezes, Nodoka Tanimoto.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni