Home » Kampionati Italian » Etoo: Do të shënoj kundër Juventusit

Etoo: Do të shënoj kundër Juventusit

Samuel-Eto-INTER-VE-OKASSulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, është i bindur se ai do të shënojë kundër Juventusit këtë vikend.

Kamerunasi ka dështuar të gjejë rrjetën së fundi, duke shënuar vetëm gjashtë gola për nerazurët që kur i është bashkuar klubit nga Barcelona gjatë verës.

“Këtë herë kam luajtur me injeksion, por jam shumë më mirë dhe jam i lumtur për këtë sukses në një ndeshje të vështirë kundër Fiorentinës. Tre pikët janë të merituara dhe na lejuan neve të krijojmë tetë pikë ndaj Juventusit, të cilët ende janë të fuqishëm”, ka thënë Eto’o.

“Në Torino shpresojmë se do të kemi një ndeshje të bukur dhe futbollin që do të jetë fitues. Duhet të qëndrojmë për tokë, por tash jemi më të qetë. Inter ka lojtarë të shkëlqyeshëm dhe ne mund të mposhtim gjithkënd. Shpresoj se të shënoj të shtunën”, ka shtuar kamerunasi./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni