Home » Kampionati Italian » Eto shpenzon 660 mijë euro për Kamerunin

Eto shpenzon 660 mijë euro për Kamerunin

samuel-eto-o.jpfSe sulmuesi i Interit Samuel Eto’o është jo vetëm një futbollist i mirë, por edhe një njeri zemërgjerë, tregon gjesti i tij i fundit kur ai shpenzoi më shumë se 660 mijë funte për bashkëlojtarët e tij te kombëtarja e Kamerunit.

Eto’o ka dashur të falënderojë bashkëlojtarët e tij të cilët arritën të kualifikojnë vendin e tyre në Kupën e Botës Afrika e Jugut 2010, rast ky që shtyu sulmuesin kamerunas të shpërblejë të gjithë futbollistët me nga një orë në vlerë prej 30 mijë funtesh.

Nuk është hera e parë që Eto’o hap zemrën, pasi katër vjet më parë kishte shpërblyer bashkëlojtarët e tij me nga 2 mijë dollarë, kur kishin mposhtur Bregun e Fildishtë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni