Home » Futboll » Enrique nuk është penduar për mos-inkuadrimin e Messit

Enrique nuk është penduar për mos-inkuadrimin e Messit

enrique-nuk-euml-sht-euml-penduar-p-euml-r-mos-inkuadrimin-e-messit_hdLuis Enrique thotë se ai nuk është penduar pas vendimit për ta lënë Lionel Messin në stol në disfatën 1-0 të Barcelonës nga Real Sociedad.

Edhe Messi edhe Neymar u inkuadruan vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes, me Luis Suarez, Munir El Haddadi dhe Pedro që u zgjodhën në formacionin startues nga Enrique, për të cilin vendim ai nuk është penduar.

“Kjo nuk është kohë për t’u penduar për këto vendime. Unë shikoj në sezonin si të plotë dhe bëj atë çfarë është më e mirë për ekipin. Mendoj se ishte më së miri të mos i rrezikojmë”, thënë Enrique, transmeton Telegrafi.

“Autogoli i Real Sociedad ishte i vetmi shans i rrezikshëm. Ne e kontrolluam ndeshjen, veçanërisht në pjesën e dytë kur ishim më afër rrjetës së tyre”.

“Ne merituam më shumë se kaq. Ishim ca të pafat që nuk shënuam golin e barazimit. Real Sociedad luajti një ndeshje të kompletuar”, ka shtuar spanjolli.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni