Home » Futboll » Enrique: Do të përmirësohemi dhe do të luftojmë deri në fund

Enrique: Do të përmirësohemi dhe do të luftojmë deri në fund

enrique-do-t-euml-p-euml-rmir-euml-sohemi-dhe-do-t-euml-luftojm-euml-deri-n-euml-fund_hdLuis Enrique është i kënaqur me pozitën e Barcelonës në La Liga dhe thotë se katalunasit do të përmirësohen edhe më shumë në vitin e ardhshëm.

Pas fitores ndaj Cordobas (5-0), Blaugranët janë vetëm një pikë prapa Real Madridit (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

“Duke konsideruar se duhet të përmirësohemi në çdo repart mendoj se nuk jemi duke luajtur keq”.

“Humbëm ndaj Celtas kur goditëm katër herë shtyllën dhe do të mund të ishim në pozitë më të mirë. Nuk duhet mërzitur që jemi katër pikë prapa. Konsideroj se skuadra është në tranzicion dhe gjatë sezonit do të përmirësohemi akoma, por do të kemi ndeshje të vështira. Ishim inferiorë në Bernabeu dhe në Paris në Ligën e Kampionëve ku mund t’i kishim shmangur humbjet”.

“Kur arrini rezultatin që po kërkoni atëherë kjo mund të ketë një efekt kthyes. Në përgjithësi mendoj se pikët reflektojnë ku jemi momentalisht. Duhet të përmirësohemi akoma dhe ka shumë ndeshje, por ne jemi një skuadër që mund të luftojë me Madridin dhe Atleticon deri në fund”, ka deklaruar Enrique. /Koha

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni