Home » Tenis » Eliminohet Federer nga Australian Open

Eliminohet Federer nga Australian Open

Eliminohet Federer nga Australian OpenRoger Federer është eliminuar nga Australian Open pasi pësoi disfatë nga italiani Andreas Seppi në rundin e tretë të garës.

Zvicerani pësoi 3-1 në sete (6-4, 7-6, 4-6, 7-6), duke humbur kështu rastin për të luftuar për titullin e 5-të të kësaj gare dhe titullin e 18 Grand Slam në karrierën e tij, raporton Telegrafi.

Fituesi i 17 titujve Grand Slam nuk ka humbur kaq herët në një garë të madhe që kur u eliminua në vitin 2001, po në rundin e tretë të po kësaj gare.

33-vjeçari zviceran dështoi qysh servën e tij të parë në ndeshje, derisa 30-vjeçari Seppi fitoi të dyja setet e para. Federer u rikthye në setin e tretë, por seti i katërt u vendos në tie-break dhe i takoi italianit.

Seppi në rundin e katërt do të takohet ose me australianin Nick Kyrgios ose me tunizianin Malek Jaziri.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni