Home » Sporte Luftarake » Egzon Shala – mundësi më i mirë

Egzon Shala – mundësi më i mirë

mundjaFederata e Mundjes e Kosovës është federata e parë që ka shpallur laureatët më të mirë për vitin 2009.

Kryetari i FMK-së, Naim Muja, ka përshëndetur të pranishmit dhe vitin 2009 e ka quajtur si vit të suksesshëm për mundësitë e Kosovës qoftë në garat kombëtare qoftë në ato ndërkombëtare.

Në praninë e shumë mysafirëve që ishin në këtë solemnitet të mbajtur restoranti “Te Rrethi” në Prishtinë, epiteti i mundësit më të mirë i ka takuar Egzon Shalës, anëtarë i KM “Hidroterm” nga Theranda. Ai pas marrjes së çmimit të laureatit më të mirë ka thënë se ky epitet e motivon për punë edhe më të madhe në të ardhmen.

“Mendoj se e kam merituar këtë epitet të sportistit më të mirë në mundje. Ky çmim më motivon edhe më shumë për punë dhe rezultate te reja në sferat e ndryshme garuese”, ka thënë Egzon Shala. Në kategorinë e seniorëve, pas çmimit të Egzon Shalës, i dyti renditet Kastriot Sedolli (Hidroizolimi), pastaj Alban Sopa (Hidroterm) dhe Valon Dragusha (Prishtina).

Në konkurrencën e juniorëve, Kenan Daci (Sharri nga Hani i Elezit), ndërsa ndër më të mirët janë edhe Bajram Shala (Hidroterm), Pajtim Shala (Hidroterm), Flamur Qajani (Sharri) dhe Adem Shatrolli (Kosova). Në kategorinë e kadetëve më i miri u shpall Edon Shala i klubit te Hidroterm, ndërkaq ndër më të mirët radhiten edhe Bujamin Berisha (Sharri), Deklarim Kalisi (Sharri), Fitim Krasniqi (Prishtina) e Albion Bislimaj (Kastrioti).

Ndër pionierët më i miri radhitet Veli Susuri anëtarë i KM Hidroizolimit nga Prizreni, ndër më të mirë janë: Arlind Curri (Sharri), Dardan Syla (Prishtina) dhe Driton Hyseni (Era). Klubi më i suksesshëm është shpallur ndër seniorët: KM Hidroizolimi nga Prizreni, ndërsa te juniorët Sharri nga Hani i Elezit, kurse te kadetët Hidroterm nga Theranda dhe te pionierët KM Prishtina.

Çmimi i trajnerit më të suksesshëm te seniorët i ka takuar Sylejman Shalës, ndërkaq te juniorët Ferat Ramadani. Trajneri më i suksesshëm te kadetët u shpall Selim Shala dhe te pionierët Mustafë Syla. Me mirënjohje janë nderuar edhe shumë individë e media, ndër ta edhe legjenda e mundjes, Mentas Allajbegu, i cili mori mirënjohje për zhvillimin e mundjes mbarëkombëtare.

Më të mirët te seniorët

1. Egzon Shalës (Hidroterm)

2. Kastriot Sedolli (Hidroizolimi)

3. Alban Sopa (Hidroterm)

4. Valon Dragusha (Prishtina) /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni