Home » Basketbolli i Kosovës » Edmond Azemi – laureat i kryeqytetit

Edmond Azemi – laureat i kryeqytetit

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, shpallet sportisti më i mirë i Komunës së Prishtinës për vitin 2009.

Ky solemnitet është organizuar në restorantin “Prishtina”, ku morën pjesë shumë mysafirë nga sferat e ndryshme të jetës politike, kulturo-sportive. Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës, sektori për Rini, Sport dhe Kulturë, nuk e ka pasur të lehtë që të bëjë përzgjedhjen e më të mirëve për vitin 2009, pasi një numër i madh i sportistëve të Prishtinës u dëshmuan gjatë këtij viti. Azemi ka qenë njëri nga basketbollistët që u shqua dhe komisioni për zgjedhjen e më të mirit e shpalli edhe sportistin numër një të kryeqytetit.

Edmond Azemi, ndihet krenar pas marrjes së çmimit si sportisti më i mirë në kryeqytet, duke thënë se meritë ka edhe trajneri i palodhshëm, Arben Krasniqi. “Jam shumë i lumtur me këtë çmim, pasi punën time e nderoi Kuvendi i Prishtinës, qytetit tim. Falënderoj edhe trajnerin, Arben Krasniqi dhe bashkëlojtarët e mi, pa ndihmën e të cilëve nuk do të isha sot këtu.

Ky çmim më motivon për punë dhe lojëra më të mira në vazhdim të kampionatit”, tha Azemi. Basketbollisti Edmond Azemi për dhjetë pikë ka lënë pas vetes, futbollistin e Prishtinës, Behar Maliqin, i cili u radhit në vendin e dytë.

Edhe hendbollisti i Prishtinës ka zënë një vend në mesin e më të mirëve, ai është Arben Parduzi, i cili plasohet i treti në renditje. Në pesëshin e më të mirëve janë edhe hendbollistja e Prishtinës, Lumnije Hyseni, e cila ka pasur paraqitje të mira edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa në mesin e më të mirëve është edhe futbollisti i Flamurtarit, Artan Gashi.

Punë e vështirë për komisionin ka qenë te shpallja e klubit më të suksesshëm për vitin 2009. Ky epitet i ka takuar klubit të basketbollit Sigal Prishtina (meshkujt), ndërsa trajneri më i mirë u shpall Arben Krasniqi (Sigal Prishtina). Çmimi i gjyqtarit më të mirë i ka takuar Latif Demollit, i cili këtë vit ka ndarë drejtësinë në shumë gara ndërkombëtare.

Punëtori më i dalluar sportiv u shpall Nebih Zariqi. Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës, sektori për Rini, Sport dhe Kulturë, nuk i ka harruar edhe ata që ishin më të zëshmit, pra që krijuan atmosferë dhe i dhanë gjallëri sportit, “Plisat”, duke i nderuar me mirënjohje të veçantë./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni