Home » Kampionati Kosovar » Edhe tri vjet në Hys

Edhe tri vjet në Hys

elhami berishaFutbollisti Elhami Berisha nuk ka mundur t’ia kthejë shpinën skuadrës që ia ka pa hairin tashmë e sa vjet, KF Hysit nga Podujeva.

“Më të vërtetë kam pasur oferta nga dy klube me renome të futbollit, kampioni në fuqi, Prishtina dhe nga kampioni vjeshtor, Trepça e Mitrovicës. Mirëpo, harmonia dhe raportet e shkëlqyera me bashkëlojtarë më shtynë që të nënshkruajë edhe për tri vjet kontratën me klubin e futbollit Hysi.

Me Hysin synojmë t’i fitojmë të gjitha trofetë e mundshme dhe gjasat i kemi të mëdha”, tha Berisha. Hysi edicionin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e dytë me 30 pikë ose dy më pak se kampioni vjeshtor, Trepça.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni