Home » Kampionati Kosovar » E kërkojnë Vllaznia, Besa, Gramozi…

E kërkojnë Vllaznia, Besa, Gramozi…

idriziMirsad Idrizi, futbollist i Prishtinës, por është i suspenduar nga ky klub, ka oferta të shumta nga skuadrat brenda Kosovës dhe ato të Shqipërisë.

Ai është i pavendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij në të ardhmen apo sipas tij, do të gjejë një gjuhë mirëkuptimi me kampionin në fuqi, Prishtinën. Idrizi nuk ngutet shumë, por shikon të gjitha opsionet që nga KF Prishtina, klubet e Kosovës që i kanë ofruar ofertë dhe nga tri klubet shqiptare.

“Kam shumë oferta dhe secila është më joshëse se tjetra. Jam në dilemë se ku do të shkoj, në ndonjë klub të Kosovës apo në Shqipëri. Tri klubet të elitës së futbollit shqiptar, Besa e Kavajës, Vllaznia e Shkodrës dhe Gramozi i Ersekës, kërkojnë shërbimet e mija. Me këto klube jam në bisedime, por diçka të veçantë nuk ka. Brenda dhjetë ditëve gjasat janë të mëdha që të vendosi për fatin tim”, tha Idrizi. Emrat e klubeve që e kërkojnë nga Kosova nuk i bëri të ditur Idrizi.

Qëllimi i tij është të shikoj se ku do t’i ofrohen kushtet më të mira edhe të firmos kontratën. Mirëpo, nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i mbetët besnik klubit të Prishtinës, por mbetët sipas tij, të ulet dhe të bisedojë me KF Prishtinën. “Me Prishtinën kam kaluar një pjesë të mirë të karrierës sime. Nuk dua të hyjë në detaje lidhur me suspendimin tim si ka ndodhur dhe si ka ardhur.

E shoh të arsyeshme të ulem të bisedojë me drejtuesit e kësaj skuadre dhe nëse gjejmë gjuhë pajtuese pse mos të vazhdojë të luajë për këtë skuadër me traditë. Raportet i kam të mira më këtë klub dhe nuk kemi asgjë të keqe. Prandaj të shohim si do të rrjedhin gjërat dhe nëse pajtohem mund të luajë për Prishtinën”, ka thënë Idrizi. Mbrojtësi dhe mesfushori i dëshmuar që ishte edhe kapiten i skuadrës së Prishtinës para suspendimit, nuk e sheh larg edhe opsionin që të vesh njërën nga fanellat e skuadrave shqiptare.

Skuadra e Besës së Kavajës që e ka kërkuar Idrizin, në radhët e veta ka edhe dy futbollistë nga Kosova: Alban Dragushën e Liridon Lecin, ndërsa te Gramozi luan futbollisti tjetër nga Kosova, Genc Hysenin. Idrizi premtoi se brenda dhjetëve ditëve do të dihet emri i ri i skuadrës së tij apo do të vazhdojë me KF Prishtinën. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni